KUIZI  I DITURISË – GAME SHOW- FIFTY FIFTY

 

Ky Kuiz i jashtëzakonshëm është një shoë diturie ku kandidatet shfaqin dijen e tyre duke dhënë përgjigje dhe komente. Ky Game show  vjen nga producentët e Kush do të  bëhet Milioner dhe është format i licencuar edhe në gjuhen Shqipe.

Çiftet duhet të kenë njohuri të përgjithshme dhe të kuptojnë mendjet e njëri-tjetrit për të fituar këtë  Kuiz.

Në këtë studio loja e kuizit bëhet me çifte të zgjedhura, ata kane vetem dy alternativa per pergjigje (përgjigje A ose B) si dhe pyetjet me vlerë në Euro.

Kandidatet duhet të përzgjedhin një nga dy alternativat e lojës që do të thotë:

ALTERNATIVA 1:

  1. RRIZIKO :  Deshirojnë të luajnë me rrezik deri në finale në Raundin e parë dhe të dytë që mund t’i fitojnë 25.000 Euro. Raundi i parë ka 10 pyetje dhe i dyti ka 5 pyetje për përgjigje dhe po këtyre  pyetjeve duhet të vendos kandidati për  parashikim. Sa përgjigje të sakta ka dhënë kandidati  dhe do të jetë vendimtare nëse do t’a fitoj lojën ?!

Në  Raundin e parë për çdo përgjigje të saktë kandidatët fitojnë vlerën e pyetjes, ndërsa për çdo përgjigje të pa saktë ata nuk eliminohen nga loja por vlera e fituar i përgjysmohet FIFTY FIFTY,. Në fund të Raundit të parë  kandidatët shkojnë në finale me vlerën e grumbulluar në arkë e cila vlerë pastaj mund t’iu shumëfishohet:

PSH: Nëse  kandidati në Raundin e parë ka mbledhur në arkë 2.500 Euro

FINALE:

1 Pyetje e saktë    X 1 = 2.500 Euro

2 Pyetje tësakta  X 2 = 5.000 Euro

3 Pyetje të sakta  X 3 = 7.500 Euro

4 Pyetje të sakta  X 5  = 12.500 Euro

5 Pyetje të saktë  X 10 = 25.000 Euro

 

ALTERNATIVA 2:

 

  1. SIGURI: Kandidatët që nuk kanë guxim por  zgjedhin vetem Raundin e parë që  ka vetëm 10 pyetje ,  vlera maximale e fitimit arrinë 2.500 Euro

Në Raundin e parë për çdo përgjigje të saktë kandidatët fitojnë vlerën e pyetjes , ndërsa për çdo përgjigje të pa saktë  ata nuk eliminohen nga loja por vlera e fituar i përgjysmohet FIFTY FIFTY apo 50 me 50

 

Për  dy alternativat:

Raundi i parë fillon me një kandidat i cili jep alternativë për pergjigje ndërsa kandidati tjetër konfirmon përgjigjen. Më pas vazhdon me kandidatin 2 që ka të drejtën e dhënies së alternativës dhe kandidati 1 jep përgjigjen përfundimtare. Dmth si përgjigje përfundimtare  softëeri e merr nga kandidati i fundit. Kandidati i parë ka kohë pa limit për të komentuar alternativën e vet dhe me këtë i jep edhe arsyet që kandidati i dytë të bindet për përgjigjen e njejtë apo nëse kandidati i parë nuk e ka argumentuar mire i dyti mund t’a ndryshoj si përgjigje përfundimtare.

Kandidatet që zgjedhin ALTERNATIVEN 1 me Rriziko ata mund të aplikojnë menjëherë për të ardhur sërish në lojë, ndërsa Kandidatet që zgjedhin ALTERNATIVEN 2 kanë të drejtë aplikimi vetëm pas një viti.

 

Të gjithë kandidatëve pjesëmarrës ju urojmë sukses dhe kënaqësi në

SHOW  KUIZIN  FIFTY FIFTY

 

 

София Дървен материал цени

София Дъски цена